Prokuroria hap lëndë për tenderët në Ministrinë e Shëndetësisë

Maqedonia

Prokuroria hap lëndë për tenderët në Ministrinë e Shëndetësisë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 10:50
Prokuroria hap lëndë për tenderët në Ministrinë e Shëndetësisë

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë parahetimore për dyshimet në lidhje me shkeljen e ligjit për shpalljet publike në Ministrinë e Shëndetësisë.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, procedura parahetimore është rezultat i publikimeve të disa mediave në Maqedoni në lidhje me parregullsitë gjatë shpalljeve për tenderë në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Lënda ka të bëjë me procedurën për shpallje publike për reagjentë dhe teste të gjakut në vlerë prej 35 milionë eurove dhe blerjen e ilaçeve për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, pa procedurë për tender në vlerë prej 24.6 milionë euro”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se janë duke ndërmarrur të gjitha veprimet në koordinim me institucionet kompetente për zbulimin e veprave penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat