Komuna Qendër do të rrisë kapacitetet në çerdhet komunale

Maqedonia

Komuna Qendër do të rrisë kapacitetet në çerdhet komunale

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Çerdhet “Koço Racin”, “13 Nëntori” dhe “Rade Jovcevski Korçagin”, dhe të gjithë objektet e tyre në Komunën e Qendër, do të rrisin kapacitetin për pranimin të fëmijëve.

Nga Komuna e Qendrës informuan se kjo masë u miratua dje nga Këshilli Komunal në seancën e 16-të.

Në seancë, këshilltarët miratuan draft raportet mbi punën e shtatë shkollave fillore, si dhe raportet mbi programin për organizimin e ekskursioneve dhe aktiviteteve tjera të lira të nxënësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat