Sa do të kushtojnë vijat e bardha nëpër rrugët e Maqedonisë? - Bota Sot
Sa do të kushtojnë vijat e bardha nëpër rrugët e Maqedonisë?

Maqedonia

Sa do të kushtojnë vijat e bardha nëpër rrugët e Maqedonisë?

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Për shënimin e vijës së bardhë nëpër rrugët e Maqedonisë, do të duhen gjysmë milioni euro në vit.

Të paktën sipas tenderit të shpallur nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila për këtë qëllim ka ndarë 106 ton ngjyrë të bardhë, 17 ton hollues dhe 31 ton perla.

Për këto blerje ndërmarrja do t’i paguajë 481 mijë euro (pa TVSH) kompanisë “Craffting Group” nga Shkupi. Marrëveshja është bërë që brenda një viti të përmbushen kërkesat për ngjyrën e bardhë për rrugët magjistrale dhe rajonale.

Theksojmë se NP “Rrugët e Maqedonisë” është ndërmarrje shtetërore për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...