Vullnet Paçuku: Arrestimi i Afrim Ukshinit është absurd

Maqedonia

Vullnet Paçuku: Arrestimi i Afrim Ukshinit është absurd

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 16:05
Vullnet Paçuku

Vullnet Paçuku, i cili është avokat i Afrim Ukshinit, që sot u arrestua në kalimin kufitar në Tabanoc, për TV21 thotë se është i zhgënjyer me këtë arrestim. Paçuku thotë se është absurde dhe papërgjegjësi nga institucionet.

“Kështu si ka nisur rasti Sopoti, malltretimet do të vazhdojnë edhe më tej ndaj të akuzuarve. Është e paqartë se si me vendim të gjykatës një person të shpallet i pafajshëm dhe i njëjti të arrestohet”, the mes tjerash Paçuku.

Ai shtoi se do të vazhdojnë të ndjekin këtë rast dhe do të dëshmojnë se Ukshini është arrestuar padrejtësisht.

Përndryshe, Policia e Maqedonisë gjatë ditës së sotme në pikën kufitare Tabanoc arrestoi Afrim Ukshinin, i cili është i akuzuar në rastin Sopoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat