Për avokaten e rreme nga Ohri kanoset burgim deri më tre vite - Bota Sot
Për avokaten e rreme nga Ohri kanoset burgim deri më tre vite

Maqedonia

Për avokaten e rreme nga Ohri kanoset burgim deri më tre vite

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Emilija Stojanoska nga Ohri, e cila në mënyrë të rreme ka punuar si avokate në gjykatën e Ohrit dhe ka përfaqësuar palë në procese gjyqësore nuk deklarohet nëse ka kaluar provimin e jurisprudencës dhe nëse ka licencë për punë si avokate ose jo. Stojanoska ka thënë se përgjigja duhet të kërkohet në institucionet përkatëse, ndërsa nga PTHP thonë se është formuar lëndë dhe mblidhen dëshmi për të dyshuarën Emilija Stojanska.

Në qoftë se ky person akuzohet për vepër penale mashtrim, në Ligjin penal parashihet dënim në para ose burgim deri në tre vite. Dëmet që ka shkaktuar Stojanoska duke përfaqësuar lëndë si avokate pa licencë mund të jenë shumë të larta, thotë avokati Zvonko Davidoviq.

“Nëse palët janë përfaësuar nga person që nuk ka licencë për punë si avokat, atëherë në bazë të ligjit parashihet dënim me burgosje dhe dëmshpërblim për palët e mashtruara. Në rast se ka palë që e kanë humbur procesin gjyqësor dhe kërkojnë shfuqizimin e vendimeve për lëndët e tyre, ato lëndë duhet të kthehen në gjykim të sërishëm”, thotë Davidoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...