Niveli i lumit Vardar mbi mesataren e muajit gusht

Maqedonia

Niveli i lumit Vardar mbi mesataren e muajit gusht

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 22:36
Ilustrim

Niveli i lumit Vardar sot në pikën e matjes në Veles është regjistruar në 60 centimetra, lartësi e njejtë me ditën e djeshme, për dallim nga ditët e kaluara kur ka lëvizur nga 52 deri në 58 centimetra.

Siç informojnë nga DPHM, niveli i lumit Vardar është mbi mesataren e kësaj periudhe gjatë viteve të kaluara. “Niveli i shtuar i lumit Vardar është si pasojë e rreshjeve të shiut, si dhe ndikimi i faktorit njeri, gjegjësisht lëshimi i sasive më të mëdha të ujit nga akumulimet artficiale të hidrocentraleve të vendit”, thonë nga DPHM.

Në krahasim me mestaren e muajit gusht të vitit të kaluar, niveli i ujit në lumin Vardar është shtuar më shumë se dyfish. Në gusht të vitit 2017, nga 1 deri më 10 gusht janë matur nivele prej 15 deri më 25 centimetra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat