Struga është qyteti me më së shumti aksidente rrugore në Maqedoni

Maqedonia

Struga është qyteti me më së shumti aksidente rrugore në Maqedoni

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 09:53
Ilustrim

Mos respektimi i shpejtësisë ndaj gjendjes dhe kushteve të rrugës dhe sinjalizimit rrugor nga ana e vozitësve është një ndër arsyet e komunikacioneve rrugore në territorin e Komunës së Strugës.

Nuk mungojnë as mosmbarëvajtja e anës, mosrespektimi i rregullave të tejkalimit, mos mbajtje largësi të mjaftuar ndërmjet automjeteve… Këtë e tregojnë të dhënat e SPB Ohër, sipas të cilave, më shumë aksidente komunikacioni ka pasur në kulmin e sezonit turistik, gjegjësisht në korrik dhe gusht, ndërsa menjëherë pas tyre vjen janarI.

Vetëm në korrik të këtij viti në territorin e Stacioni Policor Strugë kanë ndodhur 22 aksidente rrugore, dhe që nuk ka pasur persona të vdekur. Të lënduar rëndë ka pasur në dy raste, ndërsa 11 persona ka marrë lëndime të rënda trupore. Vetëm me dëm material kanë kaluar 9 aksidente. Numri i aksidenteve në qershor ka qenë 8, në prill dhe maj 15. ndërsa në janar 16, shkurt 10 dhe marsi me vetëm 3. Në shtatë muajt e para të këtij viti kanë ndodhur 88 aksidente rrugore dhe të gjitha kanë kaluar pa viktima.

Në vitin 2017 kanë ndodhur 181 aksidente rrugore, ndërsa në vitin 2016 166 aksidente, që do të thotë se ka ulje të numrit të aksidenteve rrugore, dhe në dy vitet ka pasur 3 viktima.

Statistika e SPB Ohër tregon se vitin e kaluar numri i aksidenteve rrugore në korrik ka qenë më i madh në raport me këtë vit, gjegjësisht kanë ndodhur 32 aksidente rrugore, që është 10 aksidente më shumë që ka këtë vit. Në gusht ka pasur 30 aksidente rrugore me një viktimë, ndërsa viktimë ka pasur edhe në janar kur kanë ndodhur 23 aksidente rrugore dhe një në mars. Në këtë pjesë në vitin 2016 ka pasur vetëm një viktimë në muaji mars, kur kanë ndodhur 12 aksidente rrugore. Ai vit është viti me më së shumti aksidente në kulmin e sezoni turistik, gjegjësisht 23 në korrik dhe 37 në gusht.

Pjesa më e madhe ndodhin në Strugë, pastaj vijojnë Ohri, Dibra, Kërçova, Shkupi, ndërsa numri më i vogël janë nga Tetova, Gostivari, Manastiri, Prilep, Kumanova, Kavadari dhe Shtipi. Aksidente në komunikacion kanë shkaktuar shtetas të Shqipërisë, Austrisë, Gjermanisë, Bullgarisë, Italisë, ShBA-ve, Kosovës, Mali të Zi, Turqisë dhe Polonisë.

Në suaza të programit për edukim të qytetarëve, SPB Ohër realizon aksion edukues për komunikacioni “T’i mbrojmë fëmijët nga komunikacioni” që është pjesë e projektit “Policia dhe qytetarët bashkërisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat