"Asnjë kumtesë LSDM-së nuk do të mund të mbulojë marrëveshjen e dëmshme me Greqinë" - Bota Sot
"Asnjë kumtesë LSDM-së nuk do të mund të mbulojë marrëveshjen e dëmshme me Greqinë"

Maqedonia

"Asnjë kumtesë LSDM-së nuk do të mund të mbulojë marrëveshjen e dëmshme me Greqinë"

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 11:20
OBRM-PDUKM

Ka reaguar partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM duke thënë se “Asnjë kumtesë alibi e LSDM-së nuk do të mund ta fshehin apo arsyetojnë aktin kapitullues të Zoran Zaevit të shprehur nëpërmjet marrëveshjes së dëmshme me Greqinë”.

“OBRM-PDUKM-ja përgjigjet ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe udhëhiqet në pajtim me interesat e qytetarëve”, thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM duke thënë se LSDM-ja dhe Z?ran Zaevi duhet ta dinë se OBRM-PDUKM-ja nuk do të jetë shkas në dërgimin e shtetit në rrugë qore.

Sipas OBRM-PDUKM-së është e qartë se Zoran Zaevi nuk mund të sjell të ardhme evropiane, nga shkaku se e ardhmja evropiane nuk ka kriminalitet, korrupsion, tenderë të kurdisur dhe raste politike të montuara.

“Nuk ka të ardhme me korrupsion të konstatuar nga BE-ja dhe varfëri multilaterale. E vetmja gjë që bën kjo strukturë qeveritare kleptomane është varfërimi i shtetit dhe popullit, dhe luajtja me dinjitetin dhe nderin e qytetarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja, duke shtuar se LSDM-ja po tërheq vëmendjen nga aferat e vërteta që përgjegjësi kanë Zoran Zaevi dhe Qeveria e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...