Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri 30 minuta - Bota Sot
Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri 30 minuta

Maqedonia

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri 30 minuta

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 11:30
Vendkalimi kufitar "Tabanoc"

Lidhja auto-moto e Maqedonisë informon se është shtuar intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane, si dhe është rritur pritja në vendkalimet kufitare.

Në vendkalimet Tabanoc dhe Borogrodicë, për hyrje-dalje nga Maqedonia pritet rreth 15-30 minuta. Në vendkalimet tjera të mbetura të Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje-daljet nga shteti.

LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...