Arsovski: Me heshtjen dhe kanosjet, Sheqerinska, Shapuriqi dhe Carovska e pranojnë fajin e skandalit - Bota Sot
Arsovski: Me heshtjen dhe kanosjet, Sheqerinska, Shapuriqi dhe Carovska e pranojnë fajin e skandalit

Maqedonia

Arsovski: Me heshtjen dhe kanosjet, Sheqerinska, Shapuriqi dhe Carovska e pranojnë fajin e skandalit

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 18:03
Dimçe Arsovski

Në një konerencë për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski tha “Këto ditë shohim heshtje nga Sheqerinska, nervozë nga Shapuriqi dhe heshtja nga organizata jo-qeveritare”Multikultura” nga Tetova”.

“Paramendoni më parë janë nxitur firmat që të hapen vende të reja të punës, ndërsa tash nxiten organizatat jo-qeveritare të ministrave të LSDM-së. E paftyrshme dhe e ultë. Qytetarët durojnë për bukë, ndërsa ministrat e LSDM-së i ndajnë paratë e qytetarëve”, tha zëdhënësi i partisë opozitare Dimçe Arsovski.

Më pastaj ai publikisht pyetje sa para janë dhënë nga MPPS-ja organizatës jo qeveritare nga Tetova “Multikultura” ku bën pjesë edhe Ministri Zoran Shapuriq dhe a do të kërkojnë institucionet falje publikut dhe a do t’i tërheqin granded që, siç tha ai, ja kanë ndarë Shapuriqit.

“Askush nuk ju ka frikë dhe asnjërin nuk do ta frikësoni dhe mos rastësisht mendoni që të kanosni dikë me padi që të hesht dhe mos flasë për aktin tuaj jo etik, amoral. Qytetarët nuk mund t’i frikësoni dhe t’i heshtni që të jenë të revoltuar nga skandalet e juaja, sepse ata para që i ndani ndërmjet veti janë të qytetarëve”, tha Arsovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...