Mori zjarr lokomotiva e trenit për udhëtarë i cili ka udhëtuar në relacionin Shkup-Gjevgjeli
Para dy ditësh ëshë djegur treni pasagjerësh i cili ka udhëtuar në relacionin Shkup-Gjevgjeli.
“Më 09.08.2018 rreth orës 06:50 në Stacionin Hekurudhor – Zelenikovo, në trenin e pasagjerëve, i cili ka udhëtuar në relacionin Shkup-Gjevgjli, ka shpërthyer zjarr në lokomotivën”, thonë nga MPB-ja.
Ata shtojnë se nga ana e Hekurudhave të Maqedonisë zjarri është shuar dhe të lënduar nuk ka.
Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.