Aksion kontrolli i MPB-së në Shkup për zbulimin e organizatorëve të garave ilegale

Maqedonia

Aksion kontrolli i MPB-së në Shkup për zbulimin e organizatorëve të garave ilegale

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Gjatë aksionit të MPB-së për zbulimin dhe dënimin e vozitësve që organizojnë dhe marrin pjesv në gara ilegale, dje në rajonin e Shkupit, SPB Shkup ka konfiskuar 9 motoçikleta të dyshuara.

Siç kumtojnë nga MPB-ja, aksioni kontrollues është zhvilluar nga ora 18:00 e ditës së djeshme, deri në ora 1:00 të mëngjesit, ndërsa është zbatuar nga Reparti për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup.

Motoçikletat janë mbajtur për shkak të dyshimeve se janë vendosur sisteme të veçanta, pjesë përbërëse, njësi të pavarura teknike dhe pajisje që ndryshojnë nga ato të zakonshmet sipas nenit 53 të Ligjit për automjete ata duhet të drejtohen në rishikim teknik të jashtëzakonshëm.

Policia në të njëjtë periudhë në lidhje me kundërvajtjet tjera nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjin për automjete, ka gjobitur 62 vozitës për kundërvajtje në komunikacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat