DBM: Zaevi vazhdimisht rrezikon pozicionet e Maqedonisë - Bota Sot
DBM: Zaevi vazhdimisht rrezikon pozicionet e Maqedonisë

Maqedonia

DBM: Zaevi vazhdimisht rrezikon pozicionet e Maqedonisë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 10:04
Zoran Zaev

Organizata që vepron jashtë Maqedonisë “Diaspora e bashkuar maqedonase (DBM)” thekson se kryeministri Zoran Zaev duke menduar se punon në interes të shtetit, vazhdon t’i rrezikojë pozicionet e Maqedonisë.

Nga kjo organizatë thonë se deklarata e presidentit të Bullgarisë Rumen Radev, ku kërkon që Zoran Zaev të sqarohet për pohimet e tij për festën e Ilindenit, janë treguesi më i mirë i marrëdhënieve fqinjësore që ka vendosur Zaevi.

“Paralajmërimet e Radevit për rregullimin e çështjes së Ilindenit përmes amendamenteve të marrëveshjes, me të cilën miratohet mbështetja e Bullgarisë për integrimet e Maqedonisë, janë tentim për realizimin e qëllimit të ridefinimit të historisë maqedonase”, thonë nga DBM.

Ata theksojnë se marrëveshja për fqinjësi me Bullgarinë është e dëmshme për Maqedoninë, duke shtuar se për marrëdhënie fqinjësore duhen vepra, jo marrëveshje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera