Qytetarët e Maqedonisë më së shumti konsumojnë bukë, pije të gazuara dhe cigare - Bota Sot
Qytetarët e Maqedonisë më së shumti konsumojnë bukë, pije të gazuara dhe cigare

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë më së shumti konsumojnë bukë, pije të gazuara dhe cigare

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Bukë, patate, oriz, mish pule, lakër, speca, molla dhe shalqi, janë produktet që më së shumti konsumohen nga qytetarët e Maqedonisë.

Statistikat tregojnë se mesatarisht një qytetar në Maqedoni hanë 70 kilogram bukë, 29.9 kilogram patate, 9 kilogram mish pule, 7.3 kilogram oriz, 13.1 kilogram mollë, 10.5 kilogram shalqi, 11.5 kilogram lakër, 19.7 speca dhe 14 kilogram domate.

Ndërsa nga ushqimet e detit qytetarët e Maqedonisë më së shumti konsumojnë troftë, krap dhe ushqime tjera.

Sipas anketës, qytetarët aspak nuk konsumojnë makarona në salcë, fruta të ngrira dhe ananas të konservuar.

Qytetarët e Maqedonisë më së shumti pinë pije të gazuara:

Mes pijeve që konsumohen më shumë janë lëngjet me gaz. Mesatarisht një qytetar pinë 23.9 litër pije të gazuara, 19.4 ujë mineral, 9.4 litër birrë, 5.5 litër lëng të frutave të buta.

Ndërsa duhanpirësit mesatarisht në vjet pinë 40 kuti me cigare, 2.3 kilogram kafe dhe konsumojnë 1.1 kilogram çokolladë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...