Çavkov dhe deputetët javën e ardhshme në bankën e të akuzuarve për 27 prillin

Maqedonia

Çavkov dhe deputetët javën e ardhshme në bankën e të akuzuarve për 27 prillin

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 10:43
Mitko Çavkov

Javën e ardhshme më 22 gusht, të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, përsëri do të ulen në bankën e të akuzuarve. Mes tyre edhe deputetë dhe aktivistë qeveritar.

Për këtë lëndë Prokuroria Publike ka akuzuar 30 persona, mes të cilëve edhe ish-drejtorin e Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe pesë deputetë të OBRM-PDUKM-së, të cilët sipas aktakuzës ngarkohen për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Gjykata më herët njoftoi se janë caktuar gjithsej 37 termine për diskutim kryesor, ku janë përgatitur urdhërat për përcjellje të të akuzuarve të cilët ndodhen në arrest shtëpiak dhe ftesat për palët tjera në lëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat