LSDM: Politikat për të rinj i realizojmë së bashku me të rinjtë

Maqedonia

LSDM: Politikat për të rinj i realizojmë së bashku me të rinjtë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 19:54
LSDM

Nga partia në pushtet kanë reaguar ndaj deklaratës së OBRM-PDUKM-së në lidhje me punësimin dhe ikjen e të rinjve nga vendi.

Nga LSDM thonë se sot Qeveria po korrigjon politikat dhe dëgjon zërin e të rinjve. Iu jep guxim të kritikojnë, të jenë të zgjuar dhe të ngrenë zërin çdoherë kur ka hapa për përmirësim.

“Tani po zbatohen reforma në arsim, me orar të shkurtuar, është shfuqizuar testi ekstern për mësim më të fokusuar dhe për proces më të mirë arsimor.

Me miratimin e masës Garancia për të rinjtë, në periudhë për katër vjet nga dita e regjistrimit në Agjencinë për punësim, iu ofrohet ofertë cilësore për punësim, arsim të vazhdueshëm, trajnim ose praktikë, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat