EHM Maqedoni: Nga nesër deri në fundjavë pritet të ketë reshje të shiut - Bota Sot
EHM Maqedoni: Nga nesër deri në fundjavë pritet të ketë reshje të shiut

Maqedonia

EHM Maqedoni: Nga nesër deri në fundjavë pritet të ketë reshje të shiut

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Në tre ditët e ardhshme, duke filluar nga nesër pasdite në Maqedoni, siç njoftojnë nga Enti Hidro-Meteorologjik në Maqedoni, do të ketë përsëri reshje të reja të shiut.

Nesër, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Në pasdite do të ketë një shfaqje lokale të shiut, stuhive dhe erërave të forta.
Temperatura maksimale ditore do të jetë nga 30 deri në 36 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell, ku do të fryj erë e lehtë nga ana perëndimore. Temperatura do të lëviz nga 16 deri më 34 gradë celsius.

Të mërkurën dhe të enjten do të ketë mot jo të qëndrueshëm në shumë vende, ndërsa stabilizimi i motit pritet të ndodhë ditën e premte dhe të shtunën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat