Referendumi, nuk dihet kostoja e fushatës

Maqedonia

Referendumi, nuk dihet kostoja e fushatës

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 17:30
Muhamed Hoxha

Nuk dihet ende se sa para do të shpenzojë Qeveria për mbajtjen e fushatës për referendum. Planin financiar për referendumin Qeveria do ta miratojë gjatë ditëve në vijim pas grumbullimit të mjeteve, ndërkohë i ka obliguar ministritë që brenda tre ditëve të paraqesin se sa para kanë në dispozicion për të dhënë për fushatën e referendumit. Nuk dihet nëse ministritë do të anulojnë projektet e parapara që paratë t’i dhurojnë për referendum. E poashtu nuk dihet as nëse do të hapet llogari e posaçme ku do të deponohen paratë e dedikuara për kampanjë. Zëdhënësi i Qeverisë nuk u përgjigj në pyetjen nëse Qeveria ka të drejtë të ju kërkoj para ministrive për zhvillimin e kampanjës.

Qeveria në seancën e djeshme kaloi vendimin për fushatën për referendum. Nuk u fol për mjetet që do harxhohen sepse pas kalimit të vendimit duhet të sillet plan dhe program për zbatimin e gjithë kampanjës për referendum ku edhe do të dihet sa mjete do të shpenzohen – deklaroi Muhamed Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë.

Në ligjin për referendum nuk përmendet fjala “fushatë” por fjala “propagandë” që janë metoda të ndryshme të informimit publik. Nga Qeveria thonë se pavarësisht çfarë thuhet në Ligj, ata kanë planifikuar të udhëheqin fushatë informative.

Neni 12 Ligji për Referendum

Për referendumin propozuesi i autorizuar mund të udhëheq propagandë publike me shpenzimet e veta.

Propaganda publike për referendumin mund të kryhet më së voni deri 48 orë para ditës së votimit”.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të ketë një fushatë informative e cila do të jetë intenzive dhe do t’i njofton qytetarët lidhur me çështjen të cilën e trajton referendumi. Në këtë rast do t’i njoftojë qytetarët për përfitimet të cilat dalin nga zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë fqinje. 11:40 Qytetarëve do t’ju spjegojmë se sa qytetarët e Maqedonisë do të përfitojnë si dhe shteti jonë përmes anëtarësimit në NATO dhe BE –  tha Muhamed Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë.

Ndër pyetjet e shumta, pa përgjigje mbeti edhe çështja se në bazë të cilave kritere mediave do të ju ndahen paratë e parapara për fushatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat