BPRM: Nuk priten efekte negative direkte ndaj ekonomisë nga ngjarjet në Turqi

Maqedonia

BPRM: Nuk priten efekte negative direkte ndaj ekonomisë nga ngjarjet në Turqi

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:18
BPRM

Nga ngjarjet në Turqi nuk priten efekte direkte negative ndaj ekonomisë së Maqedonisë, por e vogël është mundësia për efekte eventuale të mëdha negative transmetuese, vlerëson Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.

Nga BPRM-ja thonë se duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët të eksportit ndaj Turqisë në eksportin e përgjithshëm, nuk priten efekte ndaj qarkullimeve ekonomike vendore.

“Analiza e të dhënave për lidhjen tregtare të ekonomisë së Maqedonisë dhe Turqisë tregon se në vitin 2016-2017 eksporti në Turqi mesatarisht ka përbërë rreth 1.5% nga eksporti i përgjithshëm. Importi i mallrave në Turqi është më i madh dhe përbën rreth 5% nga eksporti i përgjithshëm i Maqedonisë në vitin 2016-2017. Në anën e eksportit, mbizotërojnë hekuri dhe çeliku, tekstili dhe veshjet, pajisjet dhe makinat, plastika, ushqimi dhe pijet. Në gjysmën e parë të viti 2018 eksporti drejt Turqisë është rritur për 14%, ndërsa importi për 10% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thonë nga BPRM-ja.

Tek investimet e huaja nga BPRM-ja, vlerësojnë se nëse vazhdon gjendja jo e volitshme në Turqi, ajo do të mund të pasqyrohet në derdhjet e ardhshme kapitale nga Maqedonia. Investime turke marrin pjesë me 5.3% në gjendjen e përgjithshme.

Të dhënat e BPRM-së tregojnë se sektori korporativ ka borxh neto financiar ndaj rezidentëve turk në vlerë prej 0.6% nga BPV në gjendje e marsit të këtij viti.

Nuk priten efekte të mëdha të pavolitshme as në pjesën e turizmit, sepse, siç thonë ata, sezoni turistik është në kulmin dhe aranzhimet tashmë janë bërë.

Gjatë viteve të fundit është rritur numri i turistëve nga Turqia që nga viti 2017 ka rritje prej 22% në krahasim me vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat