Asaf Ademi merr drejtorinë e rëndësishme për shqiptarët - Bota Sot
Asaf Ademi merr drejtorinë e rëndësishme për shqiptarët

Maqedonia

Asaf Ademi merr drejtorinë e rëndësishme për shqiptarët

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:18
Asaf Ademi, Ministri i Kulturës nga radhët e Lëvizjes BESA

Asaf Ademi, Ministri i Kulturës nga radhët e Lëvizjes BESA, padyshim që është emri që po bën ndryshim të madh brenda institucioneve shtetërore. Ademi i BESËS përpos ndryshimeve kadrovike dhe profesionale që është duke zhvilluar brenda Ministrisë së Kulturës, ai gjithashtu që nga momenti që ka marr detyrën zyrtare si Ministër i Kulturës po zhvillon një betejë të ashpër luftës kundër korrupsionit institucional. 

Burime brenda Ministrisë së Kulturës, bëjnë të ditur se kuadri i BESËS, Asaf Ademi është emri që po bën ndryshimin institucional, duke marr një drejtori që shqiptarët nuk e kanë pasur më parë . Ky është momenti i ri që po bën dallimin e madh, shqiptarët sot janë të gëzuar që do të udhëheqin me një drejtori e cila më parë nuk ka frymuar shqip.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat