Zaev në takim me anëtarët e KSHZ-së: Të gjithë kemi përgjegjësi për referendumin - Bota Sot
Zaev në takim me anëtarët e KSHZ-së: Të gjithë kemi përgjegjësi për referendumin

Maqedonia

Zaev në takim me anëtarët e KSHZ-së: Të gjithë kemi përgjegjësi për referendumin

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 16:46
Pamje nga takimi

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot ka pritur në takim udhëheqësinë e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), me të cilët kanë diskutuar për referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë.

Zaevi në takim ka thënë se referendumi është detyrim i karakterit shtetëror, duke shtuar se gjitha institucionet janë të detyruara të bashkëpunojnë me KSHZ-në.

“Edhe Qeveria do të jetë në dispozicion në nivel parimor, në pajtim me ligjet, që të sigurojë realizim të nevojave ligjore të KSHZ-së dhe atë do ta bëjmë. Gjithë kemi përgjegjësi profesionale që të kryejmë detyrat tona”, tha mes tjerash Zaev.

Ndërsa kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski dhe anëtarët tjerë, thanë se janë duke punuar në mënyrë profesionale, duke kursyer mjetet dhe me përgjegjësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera