Përfaqësimi i shqiptarëve në ushtrinë e Maqedonisë, i papërfillshëm

Maqedonia

Përfaqësimi i shqiptarëve në ushtrinë e Maqedonisë, i papërfillshëm

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 20:04
Ilustrim

Dita e Armatës së Maqedonisë i gjen ushtarët shqiptarë të diskriminuar.

Në listën e njësitit ushtarak elitar, “Ujqit” nuk gjendet asnjë emër shqiptar, edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme të funksionarëve shqiptarë, për përfaqësim të denjë në mbrojtjen e shtetit.

Këtë ngecje e pranon edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti i cili përmend mungesën e ushtarëve të rinjve shqiptarë që paraqiten në konkurse selektive. Ai thotë se tanimë kanë arritur marrëveshje politike që me strukturimin e ri të njësive për operacione speciale, shqiptarë të jenë të përfaqësuar në përqindjen e duhur në njësitin e “Ujqve”.

Rexhimetni për operacione speciale, me strukturën e re do të shpërbëhet dhe do të krijojmë dy batalione të reja. Në njërin batalion edhe tani ka pasur oficer, nënoficer dhe ushtarë shqiptarë, por fatkeqësisht nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje që deri tani të kemi sa i takon përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në batalionin e Ujqve. Nga ky moment unë do të kisha dashur që të apeloj te të gjithë të rinjtë, sidomos te ushtarët që të paraqiten nëpër konkurse selektive që të kemi një masë të mjaftueshme sepse kemi një arritje politike edhe për këtë proces, që në të ardhmen të kemi mundësi sa më të mirë të mundshme që t’i fusim ata edhe te batalioni i Ujqërve dhe kjo nuk duhet të jetë një dyer e mbyllur për shqiptarët – tha  Bekim Maksuti – zëvendësministër i Mbrojtjes.

Gjenerali Muhamet Racaj thotë se pengesa e vetme e mungesës së shqiptarëve në njësitin special “Ujqit”, është marrëveshja politike mes partive të bllokut maqedonas dhe atij shqiptar në pushtet. Sipas tij, ka shumë ushtarë të aftë shqiptarë që nuk e fitojnë avancimin e duhur vetëm për shkak të përkatësisë etnike.

Atje nuk kemi asnjë shqiptarë sepse janë disa rregulla dhe disa pengesa edhe politike që dikush aty nuk dëshiron të ketë shqiptarë. Por edhe atmosfera që është krijuar në atë njësi është që të mos ketë shqiptarë. Gjejgësisht është një metodë me njësitë speciale, ku nëse kolegtivi nuk të pranon dhe nuk ka besim në ty që të jesh në ekipin e tyre, atëherë nuk mund të pranohesh. Atmosfera te njësitë speciale Ujqit është e tillë që të mos pranohen shqiptarët -tha gjenrali Muhamet Racaj.

 Por a janë shqiptarët të aftë që të jenë pjesë e këtij grupi?

Shqiptarët janë, kanë qenë dhe do të jenë të aftë të marrin pjesë. Vetëm duhet vendim politik.

Tek njësiti special “Renxherët” shqiptarët janë të përfaqësuar me vetëm 0.3 % ndërsa në njësitin “Skorpionët” ka gjithashtu një numër shumë të vogël të shqiptarëve. Diskriminimi vazhdon tutje kur sot në ceremoninë qendrorë të Ditës së Armatës së Maqedonisë u dha urdhër për avansimin e mbi 10 eprorëve në akte më të larta të oficerëve, por edhe këtu nuk u dëgjua asnjë emër shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat