LSDM: Partia opozitare është konfuze, nuk ka qëndrim për çështjet më të rëndësishme

Maqedonia

LSDM: Partia opozitare është konfuze, nuk ka qëndrim për çështjet më të rëndësishme

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 10:36
Partia maqedonase në pushtet LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese thekson se kur bëhet fjalë për çështje kyçe për shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve, OBRM-PDUKM-ja nuk ka qëndrim të qartë dhe plan konkret.

Nga LSDM thonë se është joserioze dhe e papërgjegjshme që të mos konfirmohet qëndrim për këto çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka konfuzion në OBRM-PDUKM. Derisa Mickoski thotë se janë në konsultime, në partinë e tij nuk kanë asnjë informacion për atë që dje u konfirmua nga Aleksandar Nacev. Në vend që të fshihet pas lajmeve të rrejshme që plason partia e tij, Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të tregojë qëndrimin”, thonë nga LSDM.

Ata në fund shtojnë se në referendumin e 30 shtatorit qytetarët do të zgjedhin anëtarësim në NATO dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat