Nikolla Dimitrov për vizitë zyrtare në SHBA

Maqedonia

Nikolla Dimitrov për vizitë zyrtare në SHBA

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 11:20
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, me ftesë të sekretarit shtetëror amerikan Mikel Pompeo, prej sot deri më 22 gusht do të qëndrojë për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç njoftojnë nga MPJ, përkrah takimit me sekretarin shtetëror Pompeo, është planifikuar që Dimitrov të takohet edhe me përfaqësues të administratës amerikane, Këshilli për siguri kombëtare, Departamentit të Shtetit, Kongresit, si dhe përfaqësues të OJQ-ve në Washington.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat