KSHZ-ja i formon këshillat zgjedhorë për votimin e mërgimtarëve

Maqedonia

KSHZ-ja i formon këshillat zgjedhorë për votimin e mërgimtarëve

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 16:32
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot në seancë zgjedh anëtarë të bordeve zgjedhore në përfaqësitë  diplomatike konsullore dhe zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Në vendim theksohet se anëtarët e bordeve zgjedhore në PDK do të jenë me mandat vetëm për votimin në referendum i cili jashtë Maqedonisë do të zbatohet më 29 shtator.

Bordet zgjedhore në PDK-të do të kenë tre anëtarë dhe tre zëvendës anëtarë, ndërsa kryetari dhe zëvendëskryetari do të kërkohen nga radhët e ambasadorëve dhe të punësuarve në ambasadat ose zyrat konsullore.

Vendet e zbrazëta siç ishte sqaruar në seancë do të përmbushen nga radhët e të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike. Qëllimi është, siç potencuan nga KSHZ-ja, të zvogëlohen shpenzimet për zbatim të referendumit.

Sot zgjidhen anëtarë për gjithsej 50 PDK të vendeve jashtë Maqedonisë, por votimi do të zbatohet  vetëm aty ku do të ketë mbi 10 të paraqitur deri më 23 gusht në mesnatë kur përfundon mundësia për paraqitjen e mërgimtarëve për votim në referendum.

Sipas informacioneve nga KSHZ-ja, deri më tani në 15 PDK nuk janë paraqitur numër i mjaftueshëm i mërgimtarëve për votim në referendum.

KSHZ me zgjedhje të rastësishme i zgjedh anëtarët e bordeve zgjedhore, ndërsa në seancë morën pjesë edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e  Punëve të Jashtme Viktor Dimovski. 

Deri sot pasdite në KSHZ kanë arritur 1.459 paraqitje nga diaspora për prononcim të referendumit, nga të cilët 1.431 janë pranuar, ndërsa më shumë nga në Bern, Lubjanë, Londër, Vjenë...

Nëse dikush nga mërgimtarët e Maqedonisë paraqitet të votojë në PDK nëse udhëton në Maqedoni më 30 shtator nuk do të mund të votojë në referendum.

Më 23 gusht në mesnatë gjithashtu skadon edhe afati për verifikim publik në Listën zgjedhore për referendumin. Deri dje në zyrat rajonale të KSHZ-së verifikim në Listën zgjedhore kanë bërë 3.541 qytetarë, vendime për fshirje nga Lista zgjedhore janë sjellë për 123 persona, ndërsa për ndryshim të të dhënave për 10.

Anëtari i KSHZ-së, Janakie Vitanovski tha se verifikimi zhvillohet pa pengesa dhe pa probleme dhe sërish apelon deri te qytetarët që t'i verifikojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore deri të mërkurën në mesnatë në zyrat rajonale të KSHZ-së dhe në ueb-faqen e Komisionit.

Në seancë do të marrin pjesë anëtari i propozuar nga BESA, Enver Salihi, i cili tha se nuk është informuar me kohë për mbajtjen e kësaj seance.

Kryetari i Komisionit, Oliver Derkovski tha se të premten është biseduar për mbajtje të kësaj seance. Ai gjithashtu tha se edhe nënkryetarja e Komisionit, Ditmire Shehu e ka paralajmëruar dhe e ka arsyetuar mungesën e saj të sotme nga seanca.

Seanca ende vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat