Mançevski: Në sektorin publik ka 2.543 punësime të reja

Maqedonia

Mançevski: Në sektorin publik ka 2.543 punësime të reja

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 18:09
Damjan Mançevski

Sipas shifrave të fundit të ofruara nga institucionet, në sektorin publik ka 2.543 punësime të reja, tha ministri i Shoqërisë për Informatikë dhe Administratë, Damjan Mançevski në lidhje me akuzat e OBRM-PDUKM-së se janë punësuar 6.000 punonjës të rinj,.

Ai shpjegoi se 2.359 persona ishin të punësuar për një periudhë të kufizuar kohore, ndërsa 184 pakufizim dhe shtoi se se në të njëjtën kohë sektorin publik e kanë braktisur 12.000 persona për arsye të ndryshme. Të dhënat nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë tregojnë se 4.761 persona kanë lënë për shkak të një afati të caktuar kohor, 3.130 persona për shkak të përmbushjes së kriterit të përshtatshmërisë për pensionin e pleqërisë, 740 janë për shkak të dorëheqjes nga punonjësi, 511 për shkarkimin nga punëdhënësi, 385 në mënyrë miqësore.

Ai theksoi se tani është zvogëluar kostoja e aplikimit për punësim në bazë të testit psikologjik dhe testit të integritetit dhe certifikatës në gjuhën angleze, të cilat, siç tha ministri, ishin të paktën 100 euro.

Ai gjithashtu hodhi poshtë pohimet e OBRM-PDUKM-së për devijimin nga afati i paraparë ligjor për dorëzimin e planeve vjetore të punësimit dhe pranimin e planeve të dorëzuara jashtë afatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat