Nga 11 shtatori rifillon gjykimi mes Ahmetit, Xhaferit dhe Bogoevskit

Maqedonia

Nga 11 shtatori rifillon gjykimi mes Ahmetit, Xhaferit dhe Bogoevskit

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 15:22
Ahmeti dhe Bogoevski

Më 11 shtator, në gjykatën civile në Shkup, gjykimi i personit ekzekutues Sllobodan Bogoevski duhet të fillojë nga fillimi pas ankesës për fyerje dhe shpifje nga udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Ata asnjëherë nuk janë paraqitur para gjykatës. Vetëm avokati i tyre erdhi në seancë. Lëndën e udhëheq gjyqtari Nuhi Rustemi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton portali “Makfax”, Gjykata e Apelit në Shkup tre muaj më parë shfuqizoi vendimin e dyshes në Shkup. Gjyqtarët nga gjykata e shkallës së dytë e kthyen çështjen me udhëzime për veprime të mëtejshme për rigjykim. Kjo do të thotë që njerëzit e parë të BDI-së që nga fillimi në gjykatën civile në Shkup duhet të dëshmojnë se Sllobodan Bogoevski i shpifi dhe se me atë e kishe dëmtuar nderin dhe reputacionin e tyre.

Gjyqtarët e apelit kanë konfirmuar se gjykata e shkallës së parë ka kryer një sërë shkeljesh të procedurës. Ata arritën në përfundimin se gjendja faktike me të cilën u arrit vendimi ishte jo i plotë dhe se paditë e Ahmetit dhe të Xhaferit ishin të paqarta. Gjykata dështoi të vepronte dhe ishte e detyruar të vepronte në përcaktimin e dëmit të mundshëm të shkaktuar nga shpifja e supozuar. Në vendimin e gjyqtarëve të trios nga Apeli i Shkupit, shkruan se megjithëse i pandehuri nuk pajtohej me kërkesën e tërheqjes së akuzës së dëmit, gjykata u lëshua në debate dhe vendosi pa marrë vendim.

Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi e akuzojnë ish-ekzekutuesin Sllobodan Bogoevski për fyerje dhe shpifje për dëshmisë së tij para Gjykatës së Rrethit në New York për rastin e “Magjar Telekomit. Si dëmshpërblim në këtë proces Ahemti ka kërkuar 3 milionë denarë, ndërsa Xhaferi 2.5 milionë denarë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat