Filipçe: Nuk do të lejojmë mungesë të insulinës deri në blerjen e sasive të reja

Maqedonia

Filipçe: Nuk do të lejojmë mungesë të insulinës deri në blerjen e sasive të reja

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 17:55
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se ministria nuk do të lejojë mungesa të çdo lloj insuline deri në blerjen e sasive të reja për të cilat do të shpallet tenderi në shtator.

“Duke pasur parasysh se Ligji për importimin paralel ka ndryshuar, ka pasur një vonesë në dhënien e insulinave të caktuara, por kjo tashmë është tejkaluar. Ne jemi të gatshëm për periudhën e ardhshme që pason, derisa të zbatohet procedurat e reja, me të cilën ne zbatojmë metodat dhe mënyrën e përdorimit të blerjes nga vendet moderne evropiane, ndërsa ato janë insulina moderne dhe të besueshme që nuk i kemi pasur kurrë më parë për pacientët tanë. Ne do të sigurojmë sasi rezervë për dy muajt e ardhshëm, si dhe mënyra të reja të matjes së insulinës, veçanërisht në fëmijët”, tha ministri Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë më parë njoftoi se kontratat për blerjen e insulinave me procedurën e mëparshme të tenderit ishin të vlefshme deri në dhjetor dhe se për momentin po zhvillohet dialogu teknik me operatorët ekonomikë për blerjen e insulinës, glukagonit, shiringave të insulinës, shiritit të sheqerit dhe pompave të insulinës çka janë të nevojshme për t’i siguruar deri në shtator të vitit 2020. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat