Sot fillon gjykimi për 27 prillin, të akuzuar edhe deputetë të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Sot fillon gjykimi për 27 prillin, të akuzuar edhe deputetë të OBRM-PDUKM-së

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 08:30
Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë

Në Gjykatën Penale sot do të fillojë procedura e re për ngjarjet në Kuvendn e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Lëndën do ta udhëheqë gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa janë caktuar 37 termine për diskutimin kryesor.

Prokuroria Themelore Publike në mars të këtij viti njoftoi se është ngritur aktakuzë kundër 30 personave, prej të cilëve 28 për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, ndërsa dy për “ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale”.

Sipas Prokurorisë, aktakuzë është ngritur edhe ndaj tre personave pjesëtarë të strukturave të MPB-së, si dhe personave zyrtar.

Gjykata Penale më herët në procedurë të veçantë dënoi shtatë persona me gjithsej 82 vjet burg, për tentimvrasjen ndaj deputetit Ziadin Sela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat