Dimitrov: E rëndësishme është mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së - Bota Sot
Dimitrov: E rëndësishme është mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së

Maqedonia

Dimitrov: E rëndësishme është mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 12:43
Ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov- Wess Mitchell

Ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në Uashington realizoi takim me sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Mike Pompeu dhe ndihmës sekretarin për çështje evropiane Wess Mitchell.

Nga MPJ njoftojnë se ky është takim i parë i ministrit Dimitrov me sekretarin shtetëror Pompeo, ndërsa në të njëjtën u bën shkëmbim i mendimeve për e gjendjen brendshme politike dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë.

Ministri Dimitrov theksoi se politika konstruktive dhe rezultatet e arritura, Republika e Maqedonisë tregon se e meriton të jetë anëtare e plotë e NATO-s.

“Maqedonia është tulla e ardhshme e shtëpisë së përbashkët euroatlantike”, tha ministri Dimitrov dhe shtoi se e rëndësishme është mbështetja e mëtejshme amerikane në këtë rrugë.

Në një rajon në të cilën ende ballafaqohet me çështje të hapura, suksesi i një vendi është në shenjë e mirë dhe shenjë nxitëse për vendet e tjera”, tha Dimitrov.

Pas takimit me sekretarin Pompeo, ministri Dimitrov realizoi takim edhe me ndihmës sekretarin për çështje evropiane, Wess Mitchell, i cili përcolli përgëzime për marrëveshjen e arritur në mes Maqedonisë dhe Greqisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...