Shpallet sërish konkurs për subvencione për kompanitë ajrore në Maqedoni

Maqedonia

Shpallet sërish konkurs për subvencione për kompanitë ajrore në Maqedoni

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Qeveria miratoi urdhër për mënyrën dhe kriteret me të cilat do të ndajë subvencione për kompanitë ajrore të lira, si dhe program për përcaktim të financave për atë qëllim për periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021. Me këtë edhe zyrtarisht filloi procedura për shpallje të ardhshme të thirrjes së re për subvencione për kompanitë ajrore të cilat do të operojnë nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, tha se me thirrjen e re publike, në pajtim me urdhërin e miratuar janë parashikuar ndryshime në kushtet që duhet t’i plotësojnë kompanitë ajrore që do të dorëzojnë oferta.

Kompanitë ajrore do të kenë obligim deri më 10 janar të vitit të ardhshëm të vendosin bazë prej së paku një aeroplani në aeroportin e Shkupit ose të Ohrit për periudhën kur ndahet përkrahja financiare, ndërsa në të cilën aeroporti vetë do të vendosë.

Me thirrjen publike paraprake, që muajin e kaluar ishte prishur për shkak të pengesave administrative të ofertës së vetme të kompanisë “Wizz Air” ishte parashikuar vendosja e detyrueshme e një baze në aeroportin e Shkupit dhe një bazë në aeroportin e Ohrit.

Kushtet për thirrjen e re parashikojnë më së voni deri më 10 janar të vitit të ardhshëm aviotransportuesi të fillojë me operim së paku në dy destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit dhe t’i shërbejë në periudhën për të cilën ndahet përkrahja financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat