Baçev: Pse qeveria shqetësohet për fjalën “shiptari”, është fjalë shqipe

Maqedonia

Baçev: Pse qeveria shqetësohet për fjalën “shiptari”, është fjalë shqipe

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 16:26
Baçev

Partia e Janko Baçevit, sot pasdite ka reaguar ndaj Qeverisë së Maqedonisë e cila ditë më parë dënoi deklaratat e tij në lidhje me përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Nga “Maqedonia e Vetme” thonë se qeveria nuk duhet të shqetësohet nga përdorimi i fjalës “shiptari”, pasi sipas tij është fjalë shqipe.

“Qeveria puçiste në Shkup, definitivisht nuk është maqedonase pasi në reagim është tronditur nga fjala “shiptari”. Ndërsa nga ana tjetër pajtohet kur partitë shqiptare, liderët dhe historianët na quajnë maqedonas veriorë, sllavovoni, bajramovci, firomani. Titulli “shiptari” (shqiptarët) ka filluar të keqpërdoret gjatë kohës së luftës nacional-çlirimtare të Jugosllavisë, si sinonim për fjalët tjera”. Futja e fjalës duhet të shërbejë si një deklaratë që tregon unitetin e popullit shqiptar që jetonte në Jugosllavi dhe Shqipëri. Pra, fjala është shqipe”, thonë nga “Maqedonia e Vetme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat