Formohet trupi kombëtar për zhvillimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara

Maqedonia

Formohet trupi kombëtar për zhvillimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 19:30
Ilustrim

Trupi kombëtar koordinativ për zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara pasdite në Qeveria mbajti seancë konstitutive.

Trupi është formuar me vendim të Qeverisë, ndërsa qëllimi i tij është që të punojë në përparimin e të gjitha segmenteve nga jeta e personave me aftësi të kufizuara.

Në të janë dy përfaqësues të Qeverisë, 11 përfaqësues nga ministritë kompetente, një përfaqësues nga Këshilli Kombëtar i organizatave ivalidore dhe një përfaqësues nga prindërit të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

“Puna, detyra dhe suksesi i këtij trupi kombëtar koordinativ përfaqëson plotësimin direkt të principeve dhe obligimeve të shtetit ndaj standardeve të BE-së dhe proceseve integruese të kësaj fushe”, tha koordinatori i trupit kombëtar Spase Dedovski.

Ai deklaroi se së shpejti do të formohet trup për mbikëqyrje të zbavitim të Konventës e cila do të punojë në kuadër të Zyrës së Avokatit të Popuullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat