Maqedoni, sonte përfundon mbikëqyrja publike dhe paraqitja e diasporës për referendumin

Maqedonia

Maqedoni, sonte përfundon mbikëqyrja publike dhe paraqitja e diasporës për referendumin

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 08:50
Ilustrim

Mbikëqyrja publike në Listën zgjedhore dhe paraqitja e diasporës për votim në referendum për më 30 shtator përfundon sonte në mesnatë.

Deri pasditen e djeshme janë paraqitur gjithsej 2.060 fletëparaqitje nga qytetarët në përfaqësitë diplomatike- konsullore të Republikës së Maqedonisë në diasporë, transmeton MIA.

Siç ka njoftuar KSHZ, nga aplikimet, 2019 janë pranuar, 38 janë refuzuar, ndërsa fletëparaqitjet tjera janë në përpunim e sipër. Numër më i madh i aplikimeve për votim janë dorëzuar në Lubjanë – 172, në Londër – 114, Toronto – 111, Kanbera 88 etj. Numër më i vogël aplikimesh është regjistruar në Kiev dhe Prishtinë – nga një fletëparaqitje dhe Nju Delhi, Kajro dhe Doha – nga dy fletëparaqitje.

Lidhur me të dhënat nga mbikëqyrja publike në Listën zgjedhore, deri ditën e martë, gjithsej 4.466 qytetarë kanë kryer mbikëqyrjen e të dhënave në Zyrat rajonale të KSHZ-së.

Numër më i madh i qytetarëve kanë kryer mbikëqyrje në Manastir – 428, pasojnë Strumica – 420, Karposhi – 375, Radovishi – 240 dhe Ohri – 235.

Ndryshe, deri në mesnatë mund të dorëzohen kërkesat për regjistrim, ndryshim apo fshirje të të dhënave në Listën zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat