OBRM-PDUKM: Me rritje prej 5 për qind të rrogave, mjekët do të vazhdojnë të ikin nga shteti

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Me rritje prej 5 për qind të rrogave, mjekët do të vazhdojnë të ikin nga shteti

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 16:17
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me paralajmërimet e Ministrisë së Shëndetësisë për rritjen e pagave prej 5 për qind për mjekët dhe motrat medicinale.

Igor Nikollov nga OBRM-PDUKM sot në konferencë për shtyp tha se Qeveria e LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev në vazhdimësi kanë mashtruar mjekët dhe punëtorët shëndetësor.

“Në vend të realizimit të premtimeve të cilat i kanë dhënë para se ta marrin pushtetin, ata ose i ndalojnë projektet kruciale, ose i gënjejnë mjekët, sikur gjithë qytetarët. Sot u konfirmua utopia se pasi do të vijnë në pushtet, në gjashtë muajt e parë do të rrisin pagat e mjekëve për 15 për qind. Kaloi më shumë se një vit e gjysmë, ndërsa ky premtim u realizua vetëm 5 për qind. Thënë thjeshtë përsëri zhgënjyen”, tha Nikollov.

Ai ju bëri thirrje ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe LSDM-së që të realizojnë atë që kanë premtuar dhe sipas tij, me rritje të tillë të pagave, mjekët do të vazhdojnë të ikin nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat