Tevdovski: Investimet kapitale janë të ulëta për shkak të problemeve të akumuluara nga qeverisja e kaluar

Maqedonia

Tevdovski: Investimet kapitale janë të ulëta për shkak të problemeve të akumuluara nga qeverisja e kaluar

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 20:06
Ministri i Financave Dragan Tevdovski

Ministri i Financave Dragan Tevdovski në një intervistë për Kanal 5 tha se “Investimet kapitale janë të ulëta, por të gjitha fondamentet makro-ekonomike të mbetura janë me lëvizje të shkëlqyer”.

“Prodhimtaria industriale rritet për 5%, kemi rritje të fuqishme të eksportit prej 13%, tregtia për 10% pastaj kreditimi ka normë solide, inflacioni është stabil, ndërsa investimet e huaja direkte në tremujorin e parë janë në nivel rekord prej 233 milionë eurove”, tha Tevdovski.

Sipas fundameteve të vendosura, ministri tha se Maqedonia mund të pres rritje adekuate.

Në raport me investimet kapitale të ulëta, Tevdovski tha se bën presion tek të gjithë institucionet që ti përshpejtojnë këto investime. Ai tha se janë trashëguar shumë probleme të akumuluara nga qeverisja e kaluar, që sipas atij, këtë vit do të zgjidhen dhe tha se është optimist se ketë investime, ndërsa rritje do të jetë e kënaqshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat