Gazetarët në Maqedoni dhe rajon marrin rroga të vogla dhe frikësohen të flasin

Maqedonia

Gazetarët në Maqedoni dhe rajon marrin rroga të vogla dhe frikësohen të flasin

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Gazetarët kanë frikë të flasin, duke menduar se mund të humbin punën dhe 70% e tyre do ta kishin braktisur profesionin për ndonjë punë tjetër, zbulon hetimi për gjendjen e gazetarëve në rajon “Dhuna e padukshme: Storie nga redaksitë”, zbatuar në Serbi, Maqedoni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe në Mal të Zi, publikon portali SDK.

Sipas gazetares Biljana Sekullovska, një prej autoreve të hetimit, arsyeja e parë se përse 70% e gazetarëve në rajon do ta ndërronin profesionin janë pagat e ulëta, ndërsa në rend të dytë është censura në redaksi.

“Çështja kryesore në hetim ka qenë nëse gazetarët mund të kryejnë punën e tyre. Pyetja është komplekse dhe ka dy arsye, para se gjithash shtypja politike, presionet në redaksi nga ana e redaktorëve, pronarëve, ndërsa në konferenca për shtyp, nga ana e politikanëve”, u shpreh Sekullovska.

Hetimi ka treguar se gazetarët nuk mund të punojnë në kushte normale dhe të marrin paga dinjitoze. Këtë e dëshmojnë përgjigjet e gazetarëve nga rajoni në pyetjen se çka nënkupton të jesh gazetar sot?. “Gazetarët janë minatorë që punojnë për të mbijetuar”, “Gazetari (në Serbi) është i frikësuar dhe i dëgjueshëm”, “Gazetari për çdo ditë lufton me erërat”, “Gazetari është luftëtar kundër censurës, auto-censurës dhe kundër shtypjeve nga të gjitha anët”. “Gazetari është vet sindikata”, janë disa nga përgjigjet e gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat