Mickoski: Përkrah tregtisë me identitetin, po shembet edhe ekonomia

Maqedonia

Mickoski: Përkrah tregtisë me identitetin, po shembet edhe ekonomia

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 13:44
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, përmes një video në llogarinë e tij në Facebook, ka akuzuar qeverinë se përveç tregtisë me identitetin dhe numrit të madh të skandaleve, po shkatërron edhe ekonominë e vendit.

Mickoski në deklaratën e tij thotë se tregtia me identitetin është vetëm një pjesë e drejtimit kaotik tëqeverisë. Sipas tij, pas spekulimeve, temave të diktuara për defokusim të ngjarjeve, po ndodh shembje e ekonomisë.

“Rritja dëshpëruese e ekonomisë prej zero për qind në vitin 2017, gjegjësisht më e ulëta në Evropë, duket se do të përsëritet edhe në vitin 2018. Rritja e tillë prej 0.1 për qind në çerekun e parë, tregon se ekonomia e vendit do të ketë rritje më të ulët në Evropë. Me këtë viti 2018 do të jetë humbja e dytë për qytetarët e Maqedonisë, gjegjësisht sërish stagnim në ekonomi”, thotë Mickoski.

Ai gjithashtu përmend edhe të rinjtë, duke shtuar se ata përveç që janë harruar nga pushteti, ju është dhënë edhe një goditje, me largimin e siç thotë, kompanisë ajrore “Wizz Air”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat