Milloshoski do të bëjë propagandë për bojkot të referendumit

Maqedonia

Milloshoski do të bëjë propagandë për bojkot të referendumit

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 16:15
Antonio Milloshoski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin se do të marr pjesë në propagandën publike të referendumit të ardhshëm me qëndrim të bojkotit.

“Unë, Antonio Milloshoski deputet i OBRM-PDUKM-së në koordinim me koordinatorët e Grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së ju njoftojë se do të marr pjesë në propagandën publike të referendumit të ardhshëm me qëndrim të bojkotimit sepse jam kundër çështjes së referendumit, ndërsa bojkoti është opsion demokratik garantues për të gjithë qytetarët dhe në pajtim me traditat demokratike në Republikën e Maqedonisë dhe Kodit e Komisionit të Venecias në Këshillin e Evropës nga viti 2007”, tha Milloshoski në deklaratën që ja dërgoi Talat Xhaferrit.

Deputeti Milloshoski, pas kësaj kërkon që t’i ndahen mjete nga Kuvendi për këtë qëllim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat