Vdiq një fëmijë dy vjeçar në Klinikë për sëmundje infektive në Shkup

Maqedonia

Vdiq një fëmijë dy vjeçar në Klinikë për sëmundje infektive në Shkup

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 13:34
Shkup

Një fëmijë dy vjeçar dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Fëmija është sjellë me ambulancë në orën 11:30 nga Prilepi.

Drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup, Milena Stavanoviq, tha se sëmundja filloi më pak se 24 orë para pranimit të fëmijës, e cila ka qenë në departamentin e pediatrisë në Prilep, ku mori terapi fillestare në konsultim me infektolgun u dërgua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Fëmija në Klinikë menjëherë është dërguar në kujdes intensiv.

“Janë marrë analizat e nevojshme mikrobiologjike dhe është filluar me trajtim intesiv, por sëmundja për fat të keq përfundoi me një rezultat fatal në orën 18:15 minuta”, tha Stevanoviq, duke shtuar se ishte një pasqyrë shumë e rëndë klinike e sëmundjes që shkaktohet nga mikrobi meningitis.

Një manifestim klinik i tillë i sëmundjes, sipas Dr. Stevanoviq, është jashtëzakonisht i rrallë me vdekshmëri të lartë pavarësisht marrjes së të gjitha masave të nevojshme. Sëmundja fillon ashpër, ndërsa simptomat shpesh janë të paspecifikuara tek fëmijët deri në moshën 4 vjeçare, siç është për këtë fëmijë. Në orën e ardhshme nga fillimi i sëmundjes ajo zhvillohet në formën e saj më të rëndë, dhe për fat të keq mbaron me vdekje.

Fëmija jetonte jashtë vendit dhe qëndronte në Maqedoni përkohësisht dhe me siguri që sëmundjen e ka marrë këtu në Maqedoni.

Kjo është sëmundje ngjitëse që transmetohet me kontakt të afërt me personin e infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat