MPB: Ndiqet gjendja në vend, dhe jo “Maqedonia bojkoton”

Maqedonia

MPB: Ndiqet gjendja në vend, dhe jo “Maqedonia bojkoton”

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 18:47
MPB

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i demanton akuzat se ka pasur ndjekje policore ndaj bojkotuesve të referendumit që i paraqiti Shtabi i Krizës për bojkotimin e referendumit në reagimin të intervistës së Ministrit Oliver Spasovski për AIM.

Në demantin deri tek Shtabi i Krizës “Maqedonia bojkoton”, MPB-ja thotë se i hedh poshtë spekulimet dhe shtrembërimet e intervistës së Spasovskit.

“Në intervistën Ministri Spasovski qartë tregon se ai ashtu sikurse të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë ndjekin çfarë po ndodh në lidhje me referendumin, gjegjësisht vendosja e strukturave politike në lidhje me referendumin, mes të tyre edhe platforma ‘Bojkotoj’, që kanë të drejtë legjitime të dalin për qëndrimin e tyre. Qytetarët, njëlloj si Spasovski, i ndjekin ndodhitë politike, që në asnjë rast nuk do të thotë se është ndjekje policore, siç dëshiron dikush të manipulojë”, thuhet në dematin e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet në demantin, rreptësisht i hedh poshtë spekulimet dhe shtrembërimet për përgjim dhe ndjekje të anëtarëve të kësaj platforme dhe apelon nëse dëshirojnë të tërheqin vëmendjen e publikut atë ta kryejnë në mënyrë tjetër, dhe jo përmes shpërndarjes së gënjeshtrave dhe dezinformimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat