Ndërroi jetë aktori Vanço Petrusheshki

Maqedonia

Ndërroi jetë aktori Vanço Petrusheshki

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 21:11
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se ata morën një thirrje nga ndihma e shpejtë për një person i cili humbi jetën nga goditja e rrymës elektrike në fshatin Oreshani të Shkupit dhe se ekipe të MPB-së janë në hetim në terren.

Kolegët e tij tashmë po i japin lamtumirën aktorit në rrjetet sociale.

Doajeni i Teatrit të Dramës, Vanço Petrusheski ka marrë pjesë në mjaft projekte radio-dramaturgjike, drama televizive, seriale. Është i njohur edhe për rolet e tij të shumta në serialin ‘Përalla popullore maqedonase”.

Në vitin 2016 e fitoi edhe çmimin “11 tetori” për arritjet e tij në fushën e artit dhe kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat