LSDM: OBRM-PDUKM-ja mund të mësojë se si punohet dhe si zhvillohet sistemi i mbrojtjes sociale

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja mund të mësojë se si punohet dhe si zhvillohet sistemi i mbrojtjes sociale

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 17:34
LSDM

Ka reaguar partia maqedonase në pushtet LSDM ndaj akuzave të zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski duke thënë se “OBRM-PDUKM-ja 11 vite në mënyrë të ndërgjegjshme e shkatërronte sistemin e mbrojtjes sociale, 11 vite jo vetëm që nuk investonte asnjë denarë në përmirësimin e enteve për jetën e personave më të prekshëm, por në mënyrë më të vrazhdë e keqpërdorte për qëllime politike”.

“Sot, OBRM-PDUKM-ja nuk mund të pajtohet me faktin që sistemi i mbrojtjes sociale po reformohet, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale punon në mënyrë të përgjegjshme në interes të qytetarëve”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se të dhënat zyrtare i demantojnë gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së.

“Për diçka më shumë se një vit, janë hapur 11 çerdhe të reja me kapacitet prej 600 vendeve, ndërsa deri në fund të vitit 2018 do të hapen edhe 13, me çka numri i përgjithshëm i çerdheve të hapura për 18 muaj nga mandati i Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja do të jetë 24”, thonë nga partia maqedonase në pushtet LSDM.

Ata shtojnë se krahas hapjes çerdheve, sipas LSDM-së, po investohet edhe në përmirësimin e kushteve të punës dhe kuadrit të nevojshëm

“Këto janë dëshmitë që OBRM-PDUKM-ja nuk mund të pajtohet. në vend së të shpërndajë akuza të rrejshme, OBRM-PDUKM-ja mund të mësojë se si punohet përgjegjshëm, me llogaridhënie dhe se si për një vit investohen në përparimin e mbrojtjes sociale të fëmijëve”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat