Maqedoni, duhani këtë vit do të ketë 40 për qind më pak rendiment

Maqedonia

Maqedoni, duhani këtë vit do të ketë 40 për qind më pak rendiment

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Rendiment i zvogëluar për 30-40 për qind, cilësi më e dobët dhe çmim më të ulët të blerjes, presin prodhuesit e duhanit nga prodhimet e sivjetme të duhanit për shkak të reshjeve të shpeshta gjatë verës dhe paraqitjes së sëmundjeve.

Nga DPHM thonë se edhe sikur sërish të rriten temperaturat nuk mund situata dukshëm të përmirësohet, sepse dita tani më është shkurtuar, ndërsa do të ketë edhe vesë.

Për momentin, në vijim është vjelja e dorës së tretë dhe të katërt të duhanit, gjegjësisht të cilësisë më të mirë të rendimentit.

“Për shkak të reshjeve dhe sëmundjeve të shumta, prodhimtaria sivjet do të ulet për 30-40 për qind. Vlerësimet tona ishin se do të arrijë 26 milionë kilogram, por pyetja është nëse do të plotësojmë edhe 20. Do të jetë e vështirë, sepse përveç sasive të vogla, do të kemi edhe cilësi të keqe. Duhet të presim probleme me blerjen”, tha për AIM, kryetari i Lidhjes së Shoqatave të Duhanit në Maqedoni, Kire Nedelkovski.

Sipas tij, prodhuesit e duhanit duhet të jenë të vetëdijshëm se blerësit nuk do të japin çmim të mirë.

Nëse sillet ligji i ri për duhanin i cili është në procedurë, blerja do të fillojë nga 15 nëntori, ndërsa duhet të përfundojë nga fundi i muajit shkurt.

Vjet çmimi ka arritur 217 denarë, ndërsa sa do të jetë sivjet, Nedelkovski tha se ende është herët të thuhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat