Delegacioni i Kongresmenëve nga SHBA realizuan takim me kryeministrin Zoran Zaev

Maqedonia

Delegacioni i Kongresmenëve nga SHBA realizuan takim me kryeministrin Zoran Zaev

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 21:42
Delegacioni i Kongresmenëve nga SHBA

Kryeministri Zoran Zaev sot priti një delegacion të kongresmenëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga homologu i tyre Bill Flores, thonë nga qeveria në konferencë shtypi.

Takimi u ndoq nga zv. kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, koordinator kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski dhe këshilltarët në zyrën e Kryeministrit Zoran Verushevski, Mitko Andrevski dhe Bojan Mariçiç, Kongresmenët nga Shtetet e Bashkuara shprehën, siç thonë nga qeveria, faleminderit për mundësinë që të takohen me Kryeministrin dhe përfaqësuesit e qeverisë, dhe ndër të tjera shprehën dhe urime për marrëveshjen me Greqinë, dhe shprehë mirënjohje për proceset reformuese të deri më tanishëm.

Kryeministri Zoran Zaev i informoi kongresmenët e SHBA-së për rrethanat në të cilat u arrit marrëveshja me Republikën e Greqisë, përfitimet e saj, si dhe përgatitjet për referendumin e ardhshëm dhe fushatën para saj, thuhet në deklaratën e Qeverisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat