Qeveria e Maqedonisë nënshkruan bashkëpunim me kompani konsultuese për fushatën e referendumit

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë nënshkruan bashkëpunim me kompani konsultuese për fushatën e referendumit

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:31
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me Kompaninë konsultuese “Stratagem International” për shërbime konsultuese.

Nga qeveria thonë se kjo kompani do të mundësojë referendum të besueshëm, fer dhe transparent.

“Qëllimi i këtij memorandumi është të sigurojë shërbime konsultuese në realizimin e komunikimit publik të planifikuar që është me interes publik – fushata për referendum, e bazuar në parimet e objektivitetit, transparencës dhe racionalitetit”, thonë nga qeveria.

Sipas memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe kompanisë konsultuese, shërbimet e përfshira nuk kanë përfshirje financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat