Rritet çmimi i blerjes së rrushit, vreshtarët janë të kënaqur

Maqedonia

Rritet çmimi i blerjes së rrushit, vreshtarët janë të kënaqur

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 16:35
Rrushi

Kryetari i Shoqatës “Vreshtarët e Avancuar” Trajçe Kullev dhe kryetarët e komunave Negotinës dhe Kavadarit, Toni Delkov dhe Mitko Jançev u shprehën të kënaqur me çmimet e sapo arritura për kilogramë rrush prej 13 denarë për smederevka dhe 15 denarë për vranec.

Vreshtarët, tha Kullev, i falënderohen shumë Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe kryeministrit Zoran Zaev për vendimin tyre që do të miratohet në seancën e ardhshme të qeverisë.

“Këto subvencione shtesë janë të një rëndësie të madhe për rajonin tonë, ku pothuajse ka tokë të punueshme të rrushit. Falënderime të mëdha edhe për Jançev dhe Dellkov të cilët gjatë gjithë kohës ishin ndihma jonë dhe mbështesnin qëllimet tona. Përparim i këtillë dhe zgjidhja e problemeve është tregues se Kavadari dhe Negotina po lëvizin në rrugën e duhur”, vlerësoi Kullev. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat