Dimitrov në Bruksel u takua me zëvendës Sekretaren e Përgjithshëm të NATO-s, Rose Gottemoeller - Bota Sot
Dimitrov në Bruksel u takua me zëvendës Sekretaren e Përgjithshëm të NATO-s, Rose Gottemoeller

Maqedonia

Dimitrov në Bruksel u takua me zëvendës Sekretaren e Përgjithshëm të NATO-s, Rose Gottemoeller

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 19:35
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot u takua me zëvendës Sekretaren e Përgjithshëm të NATO-s, Rose Gottemoeller

Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot u takua me zëvendës Sekretaren e Përgjithshëm të NATO-s, Rose Gottemoeller, informojnë nga MPJ.

Në takim, siç shton Ministria e Punëve të Jashtme, është biseduar për bashkëpunimin midis Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s, si dhe përgatitjet që i ndërmerr Maqedonia në kuadër të procesit për anëtarësimin e vendit në Aleancë.

Ministri Dimitrov ka sqaruar kontekstin momental dhe atmosferën në vend, si dhe përgatitjet e referendumit, por edhe punën konkrete paralele për zbatimin e referomave.

“Ju falënderoj për ftesën ftesën për negociatat e pranimit për Republikën e Maqedonisë në Samitin. Me vendosmëri shkojmë në rrugën deri te anëtarësimi që vendosëm të jemi që para 25 viteve. Do ta mbarojmë këtë mundësi historike të pa mbaruar, në interes të stabilitetit dhe prosperitetit të Republikës së Maqedonisë, për stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës”, ka deklaruar Ministri Dimitrov.

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, gjatë kohës së takimit ka shprehur gatishmërinë për përkrahjen e gjithanshme që Maqedonia të anëtarësohet në NATO duke shpresuar se do të dimë si ta shfrytëzojmë gjerë derën e hapur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...