Ruzhin: Koha në të ardhmen do të matet si “para” dhe “pas” referendumit

Maqedonia

Ruzhin: Koha në të ardhmen do të matet si “para” dhe “pas” referendumit

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 20:02
Nano Ruzhi

“Referendumi është mundësi historike për shtetin, më e rëndësishme pas referendumit për pavarësi. Konsideroj se në të ardhmen në Maqedonia koha do të matet si para apo pas referendumit, perspektivat evropiane dhe atlantike hapen dhe për këtë shkak komisari Hahn drejtoi atë mesazh nga Durrësi”, thotë ish ambasadori në NATO, Nano Ruzhin për Kanal 5.

Euro komisionari për zgjerim Johanes Hahn, mbrëmë në mbledhjen e Kryeministrave nga Ballkani Perëndimor në Durrës, tha se qytetarët e Maqedonisë duhet të zgjedhin se a do të kthehen në integrimet në BE ose do të kthehen në izolim.

Mbledhja jo formale e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor u mbajt pa praninë e Kryeministrave të Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat