Polemikë e ashpër për referendumin mes Dimitrovit dhe Milloshoskit

Maqedonia

Polemikë e ashpër për referendumin mes Dimitrovit dhe Milloshoskit

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 22:50
Nikolla Dimitrov

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov akuzoi kolegun e tij të dikurshëm se gënjen për përmbajtjen e bisedimeve në Washington.

“Edhe pse më shumë do të dëshiroja të merrem me përmbajtjesoren, dhe vetëm për shkak të rëndësisë së veçantë të këtij momenti që të mos mbetet ndonjë pikë e pa pastruar, dhe vetëm për këtë, është e nevojshme që të them se statusi i deputetit Antonio Miloshoski për përmbytjen e bisedës time me Sekretarin Shtetëror të ShBA-ve Mike Pompeo, është manipulim politik dhe shembull për krijimin e lajmeve të rreme”, tha Dimitrov.

Anotnio Milloshoski i cili bashkërisht me Ministrin Dimitrov në vitin 2009 luftoi kundër Greqisë në Hagë për çështjen e emrit menjëherë u përgjigj.

“Ka vetëm një mënyrë të vërtetohet se kush manipulon politikisht, dhe kjo është të publikohen shënimet gjatë takimit me Sekretarin Pomepo, shënim i cili është i arkivuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nëse Ministri gënjen, shënimet nuk gënjejnë!”, tha Milloshoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat